"Stani I Halil Qerimit "

5.0
Sight
Write a Review Share
Stanet janë ndërtesa të ulëta prej guri ose druri, të ndërtuara në male dhe që frekuentohen në periudhën e verës, nga Maji deri në Tetor. Në zona të ulëta fushore, stanet ndërtohen zakonsisht me materiale druri ose shkurre, por në Alpet Shqiptare, malësorët i ndërtojnë stanet përgjithësisht me gurë. Pranë staneve është gjithmonë vatha e bagëtive, kryesisht dele dhe lopë. Delet ruhen gjithmonë nga qen të mëdhenj stani, tepër të rrezikshëm nëse dikush tenton të prekë delet. Zakonisht janë qen të fuqishëm të racës së Sharrit, njohur ndryshe edhe si Qeni Molos, ose Deltari Ilir. Stanet ngrihen në afërsi të kullotave malore, të cilat shërbejnë për ushqimin e bagëtive, por edhe për mbarështimin e tyre gjatë stinës së nxehtë. Përveçse për strehimin e barinjve, stanet kanë hapësira dhe shërbejnë edhe për ruajtjen dhe përpunimin e prodhimeve blegtorale, kryesisht nënprodukte të qumështit, si djathi dhe gjalpi. Në përgjithësi stanet janë pronësi e një fisi ose familjeje, por mund të jenë edhe pronë e përbashkët e një komuniteti më të madh, ose e një fshati. Për verim, së bashku me bagëtinë, në stane rrinë zakonisht një numër i vogël malësorësh, jo më shumë se 2-3. Ata janë mikpritës dhe vizitohen shpesh nga grupe vizitorësh që përshkojnë shtigjet e shumta nëpër Alpet Shqiptare.

Shqisa të tjera të përfshira

Hyrja / Transporti

  • Huts are low-rise buildings of stone or wood, built in the mountains and frequented in the summer, from May to October. In lowland areas, huts are usually built of wood or shrub material, but in the Albanian Alps, locals generally build huts with stones. Next to the huts is always the sheepfold, mostly sheep and cows. Sheep are always guarded by large, dogs, very dangerous if one tries to touch the sheep. They are usually strong dogs of the Sharr breed, also known as the Molos Dog, or the Illyrian Deltar. The nests are raised in the vicinity of the mountain pastures, which are used for feeding livestock as well as for breeding during the hot season. In addition to sheltering shepherds, the stables have spaces and also serve for the storage and processing of livestock products, mainly dairy by-products, such as cheese and butter. Generally the huts are owned by a tribe or family, but can also be owned jointly by a larger community or village. For the summer, along with the cattle, usually a small number of locals, no more than 2-3, stay in the huts. They are welcoming and often visited by groups of visitors who traverse the numerous trails in the Albanian Alps.120

Nënkategori

  • Përvoja e mjedisit rural:
  • Përvojat e gastronomisë së kuzhinës:

Informacioni

Multimedia

Reviews & tips

No reviews available

Rate and Write a Review

Login to review,