Mrizet /Bjeshkët e Nemuna

5.0
Sight
Write a Review Share
Mrizi është një vend i hijezuar nga pemë të larta, kryesisht lisa, ku pushon bagëtia në kohën e drekës së nxehtë. Malësorët thonë se nëse në tufa e bagëtive pushon në të njëjtin vend me hije për tre vjet me radhë, atëherë ky mriz konsiderohet i shenjtë. Askush nuk lejohet t’i presë pemët e atij mrizi. Në rast të kundërt, gojëdhënat tregojnë se ata që kanë guxuar ta bëjnë këtë, e kanë pësuar keq. Rrënjët e kësaj bestytnie lidhen me mitet e Orëve dhe Zanave që pushojnë në këto mrize pranë burimeve ujore. Si të gjithë popujt e lashtë, shqiptarët e Alpeve kanë ndikime të forta pagane, të cilat i shprehin përmes mitologjisë së zhvilluar. I tillë është rasti i Orëve dhe Zanave, dy krijesave mitologjike me funksione të ndara: Orët janë të padukshme dhe mbrojnë njerëzit, ndërsa Zanat janë vajza me bukuri të rrallë dhe mbrojnë natyrën. Në Dukagjin, psh, përmendet më së shumti Ora e Shalës, ndërsa në Alpe përmendet Ora e Shtëpisë. Në Alpet Shqiptare dhe në zonat përreth ka shumë mrize, burime, por edhe shpella që lidhen me këto krijesa. Ndonëse pa formë, Orët përshkruhen si krijesa tepër të fuqishme për fatet e njerëve, prandaj malësorët e shmangin përmendjen e panevojshme e tyre. Orët kanë një vend nderi në Eposin e Kreshnikëve, pasi përmes qumështit të gjirit, i japin fuqi heroit kryesor: Mujit. Prej shekujsh mrizet kanë ekzistuar në malet e veriut të Shqipërisë, por popullaritetin më të madh kësaj fjale ia dha libri i poetit Gjergj Fishta “Mrizi i Zanave” (1913).

Shqisa të tjera të përfshira

    Hyrja / Transporti

    • The towers have great architectural value. They began to be built in the Albanian Alps at the end of the Mrizi is a place overshadowed by tall trees, mostly oak, where cattle rest at lunchtime. Locals say that if the herd of cattle is resting in the same shady spot for three years, then this frost is considered sacred. No one is allowed to cut down the trees of that Mrizi. Otherwise, the narratives show that those who have dared to do so have suffered badly. This superstition relates to the myths of the Fairies that rest in these scents near water sources. Like all ancient peoples, the Albanians of the Alps have strong pagan influences that they express through developed mythology. Such is the case of Fairies, two mythological creatures with separate functions: Oret are invisible and protect humans, while Fairies are girls of rare beauty and protect nature. In Dukagjini, for example, the Ora e Shales is mostly mentioned, while in the Alps the House Ora is mentioned. In the Albanian Alps and surrounding areas, there are many mrizi, springs, and caves associated with these creatures. Though formless, Oret are described as being too powerful for one's destiny, so the locals avoid unnecessary mention of them. Oret have a place of honor in the Epic of Kresniks because through breast milk, they empower the main hero: Muji. For centuries mrizi have existed in the mountains of northern Albania, but the word's greatest popularity was given by the poet George Fishta's book "Fairies Mriz" (1913).120

    Nënkategori

    • Përvoja e mjedisit rural:
    • Eksplorim & Aventurë:
    • Folklor & Tradicional:

    Multimedia

      Reviews & tips

      No reviews available

      Rate and Write a Review

      Login to review,

      42.404714
      19.759313
      Bjeshket e Namuna, 4001 Theth, Albania
      2000
      WALKING
      km
      en
      15
      100%
      180px
      https://adrion5senses.eu/wp-content/uploads/2019/09/Sight-2.png
      -1
      38
      40
      37
      90
      Distance
      Address
      Walking time
      min
      Details
      • Bjeshket e Namuna, 4001 Theth, Albania

      PDF Export