"Leqet e Hotit"

5.0
Sight
Write a Review Share
Alpet Shqiptare kanë qenë rajoni më i izoluar në Shqipëri për shkak të terrenit tepër të thyer malor. Hyrja më perëndimore e Alpeve është nga Leqet e Hotit, të cilat gjenden pikërisht në mes të rrugës prej 97 km Shkodër-Vermosh. Leqet e Hotit përfaqësojnë një seri kthesash të njëpasnjëshme që e bëjnë rrugën prej 4 kilometrash të gjarpërojë në shpatin e malit. Ata zbresin nga 730 m lartësi mbi nivelin e detit deri në 500 m, në shtratin e lumit Cem. Kthesat që përbëjnë Leqet e Hotit janë gjashtë dhe këndi i tyre është 360 gradë, ndërsa pjerrësia e rrugës shkon deri në 5%. Rruga e premtuar që në kohën e Mbretërisë Shqiptare (1927-1939), u realizua nga e ashtuquajtura punë vullnetare e studentëve shqiptarë, në fund të viteve ’60 të shekullit XX. Megjithatë, parametrat bashkëkohorë kësaj rruge iu përmbushën vetëm gjatë dekadës së fundit. Leqet e Hotit janë ndalesa e parë dhe më befasuesja në rrugën drejt Lëpushës përrallore dhe Vermoshit, skajit më verior të Republikës së Shqipërisë. Ata ngrihen mbi luginën e Cemit, i cili është i vetmi lumë që rrjedh përgjatë Shqipërisë por nuk derdhet në territorin tonë. Ai e vazhdon rrugën në Malin e Zi, kufiri me të cilin duket përpara, në të majtë të ballkonit natyral të Leqeve të Hotit. Leqet e Hotit konsiderohen ndër rrugët malore më panoramike të Shqipërisë.

Shqisa të tjera të përfshira

Hyrja / Transporti

  • The Albanian Alps have been the most isolated region in Albania due to extremely rugged mountainous terrain. The western entrance to the Alps is from Hoti Snares, located just in the middle of the 97km Shkoder-Vermosh road. Hoti Snares represent a series of successive curves that make the 4-kilometer route winding down the slope of the mountain. They descend from 730 m above sea level to 500 m on the riverbed. The curves that make up the Hot Leaks are six and their angle is 360 degrees, while the slope of the road goes up to 5%. The promised road to the time of the Albanian Kingdom (1927-1939) was realized by the so-called voluntary work of Albanian students at the end of the 1960s. However, the contemporary parameters of this route were met only during the last decade. Hoti Snares are the first and startling stop on the way to the Lepusha and Vermosh, the northernmost corner of the Republic of Albania. They rise above the valley of the Cem, which is the only river that flows through Albania but does not flow into our territory. It continues its way to Montenegro, the border that looks ahead, to the left of the Hoti Snares natural balcony. Hoti Snares are considered among the most panoramic mountain roads in Albania.120

Nënkategori

Informacioni

Multimedia

Reviews & tips

No reviews available

Rate and Write a Review

Login to review,