"Kulla"
5.0
Sight
Kullat janë ndërtesa të larta deri në 3 kate, që shërbejnë për banim. Të ngritura me mure guri me trashësi deri në 1 m, kullat kanë vlera të mëdha arkitekturore. Ata filluan të ndërtohen në Alpet Shqiptare në fund të shekullit XVIII, ndërsa tipar unik i tyre është çatia e pjerrët për shkak të borës së shumtë që bie në këtë zonë. Tipar tjetër i veçantë i këtyre kullave është edhe kreveti, një element arkitektonik prej druri, i vendosur në fasadë, që shërbente për hyrjen kryesore në banesë kur në katin përdhes strehoheshin kafshët. Një aksion higjenizimi në 1967, që synonte nxjerrjen e bagëtive nga shtëpia, çoi në uljen drastike të numrit të kreveteve. Forma më e thjeshtë e kullave është ajo katrore, trekatëshe; çdo dysheme e brendshme arrihet me një derë dhe shkallë; dritaret janë të vogla, frëngji me gurë. Ndërsa tipa të tjera janë kulla drejtkëndëshe, kulla në formë L dhe në formë T. Përveçse për banim, kullat e malësorëve në Alpet Shqiptare kanë shërbyer edhe si institucione ku janë mbajtur tubime të rëndësishme patriotike dhe kulturore, sidomos gjatë përpjekjeve të shqiptarëve për pavarësi, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Aty kanë jetuar, qoftë edhe përkohësisht, figurat themelore të shtetit shqiptar, si Luigj Gurakuqi, Bajram Curri etj. Për këtë arsye, për vlerat arkitekturore, por edhe kulturore dhe historike që mbartin, 11 kulla janë shpallur Monumente Kulture të Kategorisë së Parë.
Shqisa të tjera të përfshira
Hyrja / Transporti
- The Bajram Curri Mill was built with the funding of this popular figure in support of the Highland of Gjakova some 120 years ago. Shoshans Cave and Curry Mill are already memorized as indigenous to the people of the Great Highland, but this mill of cultural and historical value is not being maintained and risks collapsing as no one maintains it. Curris cultural monument, magnificent places for natural and cultural tourism just 4 km from the city of Bajram Curri, must be preserved as historical monuments in national memory. Curious visitors go to this traditional monument, for the beautiful nature but also to see closely a historical testimony.120