Pema e thanës është jetëgjatë, e vogël, si kaçubë, që mund të rritet në 15-25 metra nëse lihet e pa kontrolluar. Pemët janë njohur që jetojnë dhe janë frytdhënëse për më shumë se 100 vite. Thana fillon të lulëzojë në fillim të pranverës, duke siguruar ushqim për bletët. Frutat piqen në gusht-shtator. Frutat e thanës konsumohen të freskëta ose të thata. Me frutat janë bërë tradicionalisht shurupe, pije e lëngje të ndryshme, reçel, marmalatë, likere, por më e veçanta mbetet rakia. Rakia e Thanës është e butë dhe arrin deri në maksimumi 18° dhe prodhohet tradicionalisht nga familjet e zonës së Alpeve. Ajo përdoret për konsum vetjak, ose për täju shërbzer miqve të shtëpisë. Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese. |