“Guesthouse Shpella (Kënga maje krahut)”

Kanga maja krahut – ky harmonizim i zërave të ashpër të burrave malësorë kushtuar trimërisë këndohet vetëm në male të larta. Arsyeja është se në mungesë të çfarëdo instrumenti muzikor, malet e përcjellin jehonën e zërit të burrave, duke e shumëfishuar, përthyer dhe ngjyrosur atë me nuanca të tjera. Nëse kjo këngë do të këndohej në një zonë fushore – ajo nuk do ta kishte madhështinë që ka kur këndohet në gryka malesh. Burrat këndojnë këngë epike duke qëndruar në këmbë, me dorën e djathtë në vesh për të kontrolluar orientimin e zërit. Më herët, këto lloj këngësh relativisht të ngjashme me isopolifoninë e Shqipërisë së Jugut, janë kënduar nga grupe burrash. Në rastet kur këngët këndohen nga një duet burrash, njëri bën zërin e parë dhe tjetri I bashkohej në fjalinë e dytë. Të njohura edhe si njohur edhe si këngë për krye krahut, prej dekadash tashmë, këto këngëkëndohen tepër rrallë në malet tona. Ndër interpretët më të mirë të kësaj kënge deri në fund të shekullit të kaluar ka qenëRrok Gjon Mark Vuji  nga Hoti i Malësisë së Madhe.